Rreth 100 persona janë vrarë nga një sulm në një fshat në Mali, të banuar kryesisht nga grupi etnik Dogon.
Sulmi ndodhi në Sobame Da, pranë qytetit Sanga në rajonin e Mopti, raporton BBC.
Kohët e fundit në Mali ka pasur sulme të shumta, disa të shtyrë etnikisht dhe disa tjera të kryera nga grupe xhihadiste.
Qeveria e Malit tha se "terroristët e dyshuar" kishin sulmuar fshatin rreth orës 03:00 sipas kohës lokale. Të paktën 19 persona ende rezultojnë të zhdukur, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Asnjë grup nuk ka thënë zyrtarisht se është përgjegjës për sulmin.