Gadishulli i Ballkanit është në ifluencën e masave ajrore të nxehta me origjinë nga kontinenti Afrikan i cili do të sjellë temperatura të larta në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë .
E Mërkurë 12 Qershor 2019
E Mërkurë dt 12 Qershor 2019 moti do të jetë me kthjellime dhe prani të vranësirave të pakta në juglindje të vendit . Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 6-8 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0,3–0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 15/34°C
Zonat e ulëta 21/36°C
Zonat bregdetare 21/35°C
E Mërkurë 12 Qershor 2019
Kosova për ditën e Mërkurë dt 12 Qershor 2019 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 16°C në mëngjes deri në 29°C gradë Celcius në mesditë.
E Enjte 13 Qershor 2019
E Enjte dt 13 Qershor 2019 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësirave të pakta në zonat malore . Era do të jetë me drejtim Perëndim (W) me shpejtësi 6-7m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 2 me lartësi vale 0,3–0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë vijojnë me rritje.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 17/37°C
Zonat e ulëta 20/38°C
Zonat bregdetare 21/36°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollar