Ditën e djeshme u lirua nga burgu, reperi i njohur Arkimed Lushaj (Stresi). Gjykata e Tiranës ka liruar me kusht Stresin pas 8 muajsh burgim. Ndërkohë në rrjet po qarkullon video e momentit kur Stresi lë qelinë.
Dhjetëra fansa dhe disa makina luksoze kanë pritur reperin duke e përshëndetur e përqafuar. Përveç fansave dhe shokëve të tij, ishte edhe i ati Sali Lushaj i cili e përqafon të birin pas daljes nga qelia.