Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në dalje të qytetit të Elbasanit në aksin e rrugës kombëtare Elbasan - Ish-Kombinati Metalurgjik.
Në aksident janë përfshirë tri automjete, një fuoristradë dhe dy autovetura. Sakaq, si pasojë e aksidentit dy persona kanë mbetur të plagosur duke marrë lëndime të lehta në trup.
Pas aksidentit qarkullimi u bllokua dhe policisë iu deshën disa minuta për disiplinimin e trafikut dhe rikthimin e normalitetit. Ndërkaq po hetohen rrethanat dhe shkaqet që sollën aksidentin në fjalë.