Alarmante/ Sa shumë viktima për dy muaj në plazhet shqiptare

Saturday, 13 July 2019 11:12

Sezoni i ri turistik ka nisur në mënyrën më të keqe në Shqipëri. Problematikat janë të shumta, duke filluar që tek pastërtia e plazheve dhe duke vazhduar me çmimet e kripura. Por ajo që është më shqetësuesja është mungesa e rojeve të plazheve dhe mbytjet e shumta që po ndodhin.

Deri më tani janë rregjistruar 11 viktima.

RASTET

9 korrik 2019

Mbytet pushuesi i moshuar në Lezhë

8 korrik 2019

Shënohet viktima e radhës në Plazhin e Durrësit, 70-vjeçari, turist nga Bosnja

1 korrik 2019

Erdhi nga Gjermania për të pushuar në Durrës, mbytet turisti

27 qershor 2019

Lezhë/ U mbyt në det, gjendet trupi i pajetë i 18-vjeçarit

24 qershor 2019

Gjendet në plazhin e Currilave trupi i pajetë i 31-vjeçarit nga Skrapari.

24 qershor 2019

Mbytet 75-vjeçari në Durrës

21 qershor 2019

Arresti kardiak i merr jetën pushueses në Vlorë

17 qershor 2019

Humb jetën pushuesja 70-vjeçare në Vlorë

11 qershor 2019

Futet për t’u larë në plazhin e Durrësit, vdes i moshuari 70-vjeçar nga Kosova

11 qershor, 2019

86-vjeçari gjendet i mbytur 1.5 milje nga bregu, identifikohet viktima në Durrës

12 maj 2019

Sarandë/ Mbytet 55-vjeçari, policia nis kërkimet

Login to post comments