Katandisja tronditëse e gazetares: Lashë TV, tani për ca lekë më shumë punoj si profil fals, te Rama!

Saturday, 13 July 2019 14:20

Ushtria e ‘urithëve’ (siç quhen rëndom tashmë) të rrjeteve sociale, e cila punon për makinerinë dizinformuese dhe shantazhuese të Edi Ramë dhe që drejtohet nga Endri Fuga, nuk është më sekret. Ditën e sotme nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka treguar historinë e një mikeshe të tij që dikur punonte e paguar mirë në TV dhe dilte në ekran. Ajo e ka braktisur profesionin e saj dhe sot për një dorë lek më shumë  është e detyruar, që të punojë si anonime në zyrën e propagandës së kryeministrit Edi Rama.

Paloka thotë se, gazetarja që dikur kishte dinjitet profesional dhe ishte pjesë e ekraneve, sot për një rrogë më të lartë, paguhet që të shajë nëpër komente opozitën në Facebook.

Postimi i plotë i Edi Palokës në Facebook:

Sot takova rastësisht nje miken time që kisha ca kohë pa e parë dhe u ulëm për një kafe. E pyeta ku ishte ‘zhdukur’ sepse në fakt ishte ‘zhdukur’ dhe nga ekranet e tv ku e shihja ndonjëherë.

U vu në siklet po ma tha: ‘Punoj për Fugën tani’. Për Ramen?! – e pyeta , realisht i habitur duke ditur çfarë mendonte për të. ‘Rrogë më e mirë, kisha nevojë’- mu përgjigj. Duke e ditur që dhe ku punonte më parë kishte patur rrogë të mirë, vetëm e imagjinova (pa e pyetur) se sa më mirë duhej të paguhej tani.

Mendova që punonte në stafin e ngushtë të zyrës së shtypit , apo më mirë të propagandës, po jo. Ishte njëra nga dhjetra profilet fallco që i bëjnë like Ramës dhe na sulmojnë ne në rrjetet sociale.

‘Qendrën e kemi tek Pallati i Kongreseve’- më tregoi- Jemi shumë, po paga është e mirë – më përsëriti për të justifikuar atë që bënte dhe shtoi duke qeshur: ‘Ty nuk të kam sharë asnjëherë…’

Ndërkohë që shqiptarët varfërohen çdo ditë e më shumë dhe familje të tëra mezi sigurojnë dhe bukën e gojës, kryebanditi i vendit paguan nga buxheti, (pra nga taksat, nga paratë që na vjel ne të gjithëve) rroga të majme për t’i bërë atij lavde dhe për të sulmuar kundërshtarët në rrjetet sociale…

Modifikuar më Saturday, 13 July 2019 14:25
Login to post comments