Territori i Greqisë është përfshirë nga disa fenomene natyrore.
Paraditen e sotme, në zonën e Lefkadës u raportua për një zjarr të fuqishëm. Në vendngjarje shkuan 12 zjarrfikës me 6 automjete dhe dy avionë, të cilët vunë në kontroll flakët.
Ndërsa në orët e pasdites një tërmet me magnitudë 4.7 ballë goditi qytetin Agrinio.
Për fat të mirë nuk u raportua për persona të lënduar apo dëme materiale.
Ndërkohë pritet që territori helen të goditet nga një moti i keq me stuhi dhe reshje të dendura shiu.
Pritet që reshje të shumta të ketë gjatë natës në prefekturën e Selanikut, Thermaikos dhe Halkidiki dhe në orët e para të së dielës në Sporades, pjesët jugore të Maqedonisë Lindore dhe Thraki.