Pesë persona janë plagosur mëngjesin e sotëm nga një aksident që ka ndodhur në Dervicjan të Gjirokastrës në orën 08:30.
Një fuoristradë ka përfunduar disa metra jashtë rrugë pas përplasjes me një Benz. Pesë të plagosurit, një nga Gjirokastra dhe katër nga Elbasani janë dërguar me shpejtësi në spital për ndihmë.
Mësohet se personat e aksidentuar janë 1 nga Gjirokastra dhe 5 nga Elbasani. Mes të plagosurve është edhe një fëmijë, ndërsa e gjithë familja prej pesë anëtarësh po udhëtonte drejt Jugut të vendit, ku kishte planifikuar që të kalonte pushimet.
Mjetet e përplasura janë ‘’Jeep” dhe një Mercedes Clas, njëri prej të cilëve ka përfunduar në kanal nga përplasja.
Burime bëjnë me dije se të gjithë të plagosurit ndodhen në spitalin Omer Nishani, jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonin mjetet, por grupi hetimor që ndodhet në vendngjarje do të japë detaje të plota rreth aksidentit.
Pamjet nga vendi i ngjarjes ku u regjistrua aksidenti, që shkaktoi edhe bllokimin e rrugës Gjirokastër-Kakavijë për disa minuta.