Dr. Vili Minarolli: Zoti Palmer dhe kolegët e tij nuk thanë asgjë për shitblerjen e votës me paratë e krimit të organizuar nga droga

E mërkurë, 24 July 2019 21:41

Ish-Ambasadori, Vili Minarolli ka reaguar duke bërë një analizë mbi qëndrimet e zyrtarit të lashtë të DSh, Palmer të cilat sipas tij janë të padreja pasi nuk thonë asgjë për shtitblerjen e votës, krimin e organizuar duke fshehur në këtë mënyrë krizën e thellë në të cilën ndodhet vendi ynë. Ja analiza e tij e plotë:

Para votimeve një partiake zyrtari i lartë i DSH, Palmer kërcënoi opozitën shqiptare se do të shpallej organizatë terroriste nëqoftëse protesta e saj në mbrojtje të votës të lirë do kishte edhe dhunë. Unë nuk di deri më sot të jetë shpallur në ndonjë vend të rruzullit, gjysma ose shumica e popullsisë organizatë terroriste pse proteston për të drejtën e saj të shpallur në kushtetutë. Në të kundërt një bandë e krimit të organizuar që mbjell gjithë vendin me drogë dhe e trafikon në të gjithë Europën, ka rrezik potencial që me këto para të financohen organizata terroriste. Megjithatë zoti Palmer dhe kolegët e tij nuk thanë dhe nuk thonë asgjë që ky vend është quajtur “Kolumbia e Europës”. Zoti Palmer dhe kolegët e tij nuk thanë asgjë për shitblerjen e votës me paratë e krimit të organizuar nga droga dhe pastrimi i parave , kur vendi që përfaqësojnë është mbrojtës i lirisë dhe të drejtave të njeriut. Unë e di se opozita shqiptare lufton për një kauz të drejtë dhe nuk ka asnjë lidhje me terrorizmin. Unë nuk besoj se shteti i zotit Palmer ka shpallur ndonjë opozitë që kundërshton atë që është e shenjtë për çdo popull , lirinë dhe të drejtat themelore ku vota e liëe dhe e ndershme është e para. Pastaj kaq e lehtë është që një burokrat qoftë edhe i DSH të shpallesh gjysmën e një populli organizate terroriste, duke e krahasuar me AlKaeden apo ISIS-in? Ç’farë akti terrorist mund të bënin ata njerëz që ishin helmuar disa herë me gaz helmues të ushtrisë, qoftë edhe pse mund të kishin thyer një xham? Unë kam qenë dëshmitar kur ish opozita sulmoi me mjete të forta policinë dhe dogji me dhjetra makina të qytetarëve dhe kolegu i zotit Palmer nuk e shpalli opozitën organizatë terroriste. Ashtu si nuk u shpall organizatë terroriste opozita në Venezuelë, apo jelekverdhët në Francë nga zoti Palmer apo kolegë të tij. Standartet e dyfishta dhe kërcënimet nuk prezantojnë një qëndrim serioz dhe nuk ndihmojnë që edhe ne shqiptarët të ndërtojmë një shtet të lirë dhe demokratik si vendi i zotit Palmer. Shqiptarët kanë qenë dhe janë populli me proamerikan në botë dhe i është mirënjohës për jetë SHBA dhe popullit amerikan. Jam i sigurtë që edhe ndonjë qëndrim i një burokrati nuk mund ta cënojë këtë dashuri që ka rrënjë shumë të thella. Ftoj kolegë të mij diplomatë të shprehin mendimin e tyre.

 

Login to post comments