Policia sulmon banorët e Unazës së Re tek gjykata, banori: Më tërhoqën zvarrë, nuk trembemi...

E Enjte, 25 July 2019 11:45

Janë arrestuar pranë Gjykatës Penale në Tiranë 2 banorë të zonës së Astirit të cilët ndodheshin aty për të kërkuar lirimin e dy anëtarëve të familjes Ferati të arrestuar 3 ditë më parë në mes të natës në banesën e tyre.

Njëri për banorët u shpreh për mediat se arrestimi I tyre është bërë nga persona të veshur si civil dhe pa asnjë dokument që të justifikojnë ndalimin e 2 banorëve, ndërkohë që shton se edhe ai personalisht është tërhequr zvarrë nga efektivët duke ndryshuar edhe krahun si dhe grisur rrobat që mbante veshur.

 “Më tërhoqën zvarrë shikoni si mi kanë grisur rrobat, si më kanë shqyer, edhe krahun ma kanë thyer fare, ja shikoni gërvishtjet.  Ne kemi të gjitha dokumentet, na dhunojnë në mes të ditës, hajde shkojmë tek Drejtoria e Policisë, të na arrestojnë të gjithëve,. Dilni shikoni pas orës 21:00 të darkës se si lëvizin të veshur civil dhe tmerrojnë fëmijët, nuk flenë gjumë nga frika. Ne ishim në mbështetje të familjes Ferati që janë masakruar. Erdhën 30 civila mes 100 banorëve, çfarë do të bëjmë, kot e kanë me ne, ju lutem juve të medias transmetoni gjithçka, hajdeni filmoni pas orës nëntë të shikoni çfarë tmerri përjetojmë. Këtë arrijnë ta bëjnë këtu tek Prokuroria”, tha njëri nga banorët.

Banorët kanë qenë të pranishëm në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të ndjekur procesin ndaj dy anëtarëve të familjes Ferati të cilët janë arrestuar disa ditë më parë në banesën e tyre në Astir.

Login to post comments