Një grup socialistësh drejtuar nga ish-ministri socialist Arben Malaj kanë nisur me mbledhjen e firmave për ‘vetëngrirjen’ e sekretarit të Përgjithshëm të PS Taulant Ballës deri në përfundim të hetimeve nga Prokuroria për çështjen për çështjen Toyota Yaris.
Sipas këtij grupimi ‘vetëngrirja’ nënkupton që në asnjë aktivitet partiak dhe parlamentar brenda dhe jashtë vendit Balla nuk mund të ketë të drejtë të flas si sekretar i përgjithshëm i PS dhe kryetar i Grupit parlamentar.
Tre pikat e kërkuara nga socialistët:
Të ngrijë statusin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS
Të ‘vetëngrijë,’ statusin e Kryetarit të Grupit parlamentar të PS
Njëkohësisht të zëvendësohet në çdo mandat përfaqësimi partiak dhe parlamentar brenda vendit dhe në organizatat partake apo parlamentare në nivel rajonal, evropian dhe internationalist.
Deklarata e nje grupi socialistësh:
Taulant Balla nuk mund te konsiderohet i denuar pa nje vendim te prerje te nje gjykate.
Por per shkak se ai do te pyetjet nga hetued vendas dhe te huaj per raste kritike per lidhje me krimin, bazuar ne modelin inspiruese edhe te Hajredinajt, me dashurine dhe pergjegjesine mirenjoheseve ndaj socilisteve te thjeshte qe e krijuan, modernizuan dhe e bene PS deri ne vitin 2005 partine me te hapur, me lirine me te madhe per mendimin ndryshe ne proceset me transparente dhe konkuruese ne politike shqipetare publikisht ju kerkojne socialisteve modeste, te thjeshte dhe te mire ne strukturat drejtuesve partiake, politike qeverisese dhe parlamentare :
Taulant Balla te ‘vet-ngrije’ deri ne perfundimin e ketij hetimi, te dy statusit me te rendesishme qe ja PS,
Te ngrije statusin e Sekretarit te Pergjithshem te PS
Te ‘vetngrije,’ statusin e Kryetarit te Grupit parlamentar te PS
C Njekohesisht te zvendesohet ne cdo mandat perfaqesimi partiak dhe parlamentar brenda vendit dhe ne organizatat partake apo parlamentare ne nivel rajonal, evropian dhe internationalist.
Vet-ngrirja nenkupton qe ne asnje aktivitet partiak dhe parlamentare brenda dhe jashte vendit Taulanti nuk mund te kete te drejte te flas si sekretar I pergjithshem I PS dhe kryetar I Grupit parlamentar te PS.
Kjo nuk e pengon te vazhdoj me besnikeri te larte partiake dhe perkushtim mirenjohes Taulanti te kontriubuoj si anetar partie dhe si deputet. Nje grup I ish deputeteve te PS. Cdo solidariteti I cdo socialisti te thjeshte dhe perfaqesues fisnik dhe te ndershem te PS 1991-2005
Nqs Taulanti nuk pranon te vetngrihet dei ne mbledhjen e hetimeve, eshte pergjegjesi e drejtuesve te PS te ndermarrjen e ketij vendimi. /Newsbomb.al