Rama do vendosë Muçostepën në krye të Dhomave të Tregtisë me zgjedhje të manipuluara

Premte, 26 July 2019 10:42
Muçostepa ku derdhte djersë e punonte për Ramën në Kryeministri Muçostepa ku derdhte djersë e punonte për Ramën në Kryeministri

I gjithë pushteti sovjetëve! Lenin Rama nuk ndalet nga asgjëja. Do të ketë në çdo zyrë të këtij vendi njerëzit e tij. Për të mbyllur ciklin e fuqizimit të bijve e bijave të nomenklaturës së lartë komuniste, në çdo kolltuk do të ulë ata që mund të quhen tashmë si ramistë. Tani syrin ia ka vënë Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe industrisë së Shqipërisë (BDHTISH). Sovjetik Rama ka menduar të vendosë këtu Ines Muçostepën., e cila plotëson kushtin e origjinës së administratës së tij. Kujtojmë se kur u bë kryeministër Rama, Muçostepa ishte ndër emërimet e para të tij në Kryeministri. Emri i saj përflitej kudo pavarësisht se Rama nuk ka asnjë emër në faqen elektronike të Kryeministrisë.

Detyra e radhës që iu dha Muçostepës ishte BDHTISH. Zgjedhjet për kryetarin e BDHTISH-në u organizuan më 13.3.2019. Ishin kandidatë Elisabeta Katiaj dhe Ines Muçostepa. Pasi përfundoi votimi, e para mori 44 vota dhe e dyta 37. Me një inat revolucionar komunist, Muçostepa iu drejtua të pranishmëve me fjalët “do ta shikoni se çfarë do t’ju bëj”. Vuri në lëvizje gjithë mekanizmat shtetërore nga Ministria e Financave. Nën shembullin edhe të vendimeve të Gjykatës së Durrësit, me dy vendime për një çështje, Rama ka mobilizuar rilindasit që të vendosin me çdo mjet të adhuruarat e tij. Lart e më lart revolucionin. Nuk pyesin as për ligje e as për shtet. Gjykatat i ka partia. Tani presim ditën kur Inesi i Ramës do marrë kalanë e radhës.

Login to post comments