Vijon qëndresa e banorëve të Unazës së re

Premte, 26 July 2019 20:43

Ish-deputetët e LSI, Endrit Braimllari dhe Floida Kërpaçi ishin edhe sot në protestën e banorëve të Unazës së Re.

Gjatë fjalës së tij, sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari deklaroi se, qytetarët kanë përballë një kryeministër dhe një qeveri të korruptuar që mbron vetëm interesat e oligarkisë dhe krimit të organizuar.

“Qytetarët kanë përballë një kryeministër dhe një qeveri të korruptuar që nuk mbron interesim qytetar por atë të oligarkisë dhe krimit të organizuar, Projekti korruptiv dhe kriminal tek Unaza e Re është fytyra e vertetë e Edi Ramës. Njerëzve të varfër që protestojnë për të mbrojtur pronën e tyre i arreston dhe i dhunon ndërkohë kriminelët lëvizin të lirë me bekimin e qeverisë dhe të Edi Ramës

Banorët e Unazës së Re, Bulevardit të ri dhunohen e arrestohen ndërkohë Edi Rama, Damian Gjiknuri, Afrim Qendro lëvizin të lirë dhe shijojnë në resorte luksoze paratë e grabitura ndaj qytetarëve. Shikoni si banditët e Edi Ramës thyejnë dyert e bashkisë për të zaptuar instuticionet të cilat nuk ia besuan qytetarët
Po zaptojnë me dhunë dhe me terror shtetëror institucionet sepse kjo është filozofia e Edi Ramës zapto, shkatërro, dhuno çtë gjesh përpara. Qytetarët nuk do ja falin dhunën e ushtruar dhe terrorin shtetëror Edi Ramës dhe zagarëve të tij”, u shpreh Braimllari.

Ndërsa kryetarja e LRI, Floida Kërpaçi deklaroi se: “Rezistenca e banorëve të Unazës së re nuk është vetëm një betejë e drejtë në mbrojte të shtëpive të tyre! Rezistenca e tyre duhet të triumfojë pasi kjo betejë po mbron interesin publik përballë atij të Edi Ramës dhe 5 oligarkëve! LSI është në çdo moment bashkë me qytetarët në rezistencën për demokraci dhe shtet të së drejtës!”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...