Policia e Lleshit përgatit rrethimin e dytë për Teatrin/ Çfarë pritet të ndodhë…

Premte, 26 July 2019 21:39

Dy ditë më parë, në orët e para të mëngjesit forca të shumta policore, mësynë te sheshi para Teatrit Kombëtar, pas Ministrisë së Brendshme, në një tentativë për të marrë nën kontroll godinën që prej muajsh ruhet nga artistë, aktorë, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe qytetarë të përfshirë në atë që njihet si Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Një skenë ku nuk munguan aktet e dhunës ndaj emrave të njohur të skenës shqiptare si në rastin e aktorit dhe regjisorit Edmond Budina apo regjisorit Robert Budina.
Pas disa orësh përplasjesh, rrethimesh, incidentesh, policia u tërhoq përballë një presioni gjithmonë e në rritje të qytetarëve dhe opozitës, e cila u vu në krah të artistëve dhe aktorëve.

Por prej pasdites së sotme në rradhët e artistëve dhe aktorëve qarkullon një informacion, sipas të cilit policia mund të bëjë një tjetër tentativë për të marrë nën kontroll Teatrin, ku në ditën e parë qëndruan të ngujuar me dhjetra persona të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Referuar këtyre zërave mundësia më e madhe që policia të ndërhyjë është mbrëmja e së shtunës, ose gjatë orëve të natës, duke u gdhirë e diela.

Nuk dihet nëse ky është një informacion i saktë apo jo, pra nëse realisht policia nën urdhërat e kryeministrit Edi Rama do të bëjë një tjetër tentativë për të marrë nën kontroll godinën.

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së gjatë vizitës në Tiranë i ka drejtuar një apel autoriteteve që të mos ndërmarrin asnjë hap për Teatrin, përsa kohë të vihet në funksionim Gjykata Kushtetuese. Në anën tjetër Presidenti Ilir Meta i është drejtuar kësaj gjykate për të rrëzuar ligjin special të miratuar nga Rama, që i hap rrugë projektit për shembjen e Teatrit Kombëtar. Meta e cilësoi ligjin si anti-ligjor, anti-kushtetues dhe bëri thirrje për t’i dhënë fund sundimit të oligarkisë.

Ndërkohë që kreu demokrat Lulzim Basha firmosi në të njëjtën ditë një marrëveshje me artistët dhe aktorët ku angazhohej për restaurimin e godinës së Teatrit sapo opozita e bashkuar të merrte qeverisjen e vendit. Gjithashtu Basha ka premtuar përballjen me ligjin të zyrtarëve dhe kompanive që rezultojnë të përfshira në këtë aferë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...