Ekstradohet grabitësi i dhunshëm

Saturday, 27 July 2019 10:16

I dënuar për vjedhje me dhunë, një burrë është ekstraduar nga Greqia.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se Interpol Tirana ka ekstraduar nga Greqia një person të dënuar me 8 vite burg për vjedhje me dhunë.

Nga Specialistët e Interpol Tirana është bërë ekstradimi nga Greqia drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar: Erdion Shahaj, 47 vjeç.

Ky person është arrestuar nga autoritetet policore në Athinë në Dhjetor të vitit 2018 me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2017, e ka dënuar këtë shtetas me 8 vjet burg, për veprën penale ‘Vjedhje me dhunë’

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Ky shtetas në bashkëpunim me një tjetër person, në datë 15.07.2016, në Tiranë, i kanë vjedhur me dhunë çantën shtetases M. Ll.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

 

© SYRI.net

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...