Propaganda/ 5 policë burgjesh në pranga për ... 1 celular

Saturday, 27 July 2019 14:27

Një lajm i nxjerrë me bujë nga zyrat e ministrisë së Drejtësi, për gjoja luftë ndaj korrupsionit.

5 policisë të burgut të Peqin janë vënë në pranga sepse në një qeli është gjetur një celular.


5 punonjësit e policisë që janë arrestuar janë: A. O., L. C., B. K., D., Q., K. H., ndërsa akuzohen se nuk kanë kryer në mënyrë korrekte detyrën e tyre, atë të kontrollit të të paraburgosurve dhe të dënuarve.

 

Si pasojë e mos kryerjes në mënyrë të saktë të detyrës, pasi kanë ushtruar kontroll ndaj të dënuarit Dritan V., nuk kanë arritur ti gjejnë sende të paligjshme.

Në këto kushte është bërë arrestimi në flagrancë i 5 efektivëve operacional.

Gjithashtu është kryer arrestimi në flagrancë edhe i të dënuarit Dritan V., pasi ka konsumuar element të veprës penale parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal.

I dënuari Dritan V., ka pasur telefon me vete nga kalimi nga IEVP Peqin në IEVP 313, ku gjatë transportit kaluar 3 kontrolle.

Login to post comments