Sot po qarkullon në mediat që gjallojnë pranë pushtetit një “eskluzive” e Realstory. Kur sipas këtij dokumenti pa firmë e pa vulë provon “tradhëtinë e PD ndaj Metës sepse thuhet të mos përmendet në argumente politike çështja Soros".
Madje, thuhet se:
“Për qëndrimet e tjera të presidentit ne nuk kemi asnjë koment. Këtu përfshihet edhe çështja e Sorosit”
Mbi këtë pasazh ndërtohet fabula se Basha nuk është kundër agjendës Soros që mbështetet klikën Rama dhe që po “tradhëton” Ilir Metën në betejën e fundit kundër Soros.
E vërteta është që Lulzim Basha ka qenë politikani i parë i lartë në vend që ka denoncuar axhendën Soros, madje jo në Tiranë, por në SHBA dhe pikërisht në median prestigjioze amerikane Breitbart News që aq shumë probleme i hap Xhorxh Sorosit në administratën amerikane.
Gjatë një interviste për Breitbart news në 29 mars 2017, Basha deklaroi se: beson që Rama është investimi kryesor i George Sorosit në Shqipëri dhe Ballkan. Ai pohoi se mbështetja e tij për Presidentin Trump e kanë bërë shënjestër të përbaltjes nga organizata e Sorosit: ‘Jam sulmuar ashpër nga ai e njerëzit e tij dhe gjithashtu nga media ndërkombëtare sepse jam mbështetës i Trump-it’”, – shkruan “Breitbart News”.
Megjithatë të gjitha këto lajme për zbulime tradhëtish, të Bashës ndaj Metës, janë veçse përpjekje qesharake për të krijuar idenë e përçarjes, PD LSI dhe krejt opozitës në betejën me kryeministrin Rama. “Përça e sundon” të një pushteti që përdor teknika KGB për të “refuzuar” opozitën, “hutuar” lidershipin e opozitës dhe “kundërsulmuar” me dhunë policore e gjyqsore.
Konjuktura Rama- rrjeti i fondacionit Soros që po “helmon” shqiptarë e ndërkombëtare me propagandë për të mbajtur pushtetin është një realitet i pamohueshëm.
Faktor.al ka bërë disa shkrime për të shpjeguar mekanizmin. Sa herë që në Tiranë mësyjnë zyrtarë të lartë të huaj apo gazetarë të njohur për të mbledhur fakte e opinione mbi fenomene si Kanabizimi, PPP, Teatri, mafias politike, si praktikë përveç palëve politike, merren në pyetje edhe gazetarë e drejtues OJQ.
Këtë gjë e di mirë Edi Rama që përmes rrjetit të Fondacionit Soros “furnizon” ambasadat me gazetarë dhe aktivistë “të pavarur” si këta që zbulojnë tradhëtitë me mojito në dorë nga mijëra kilometra larg – për takime/dreka më këta zyrtarë.
Dhe ajo që del në sipërfaqe është fakti se opinionet e gazetarëve dhe aktivistëve janë variacione në temë të mesazhit të Ramës: PD kundër reformës në drejtësi. Madje pas takimeve këta gazetarë/aktivistë ojsh përgatisin materialin në anglisht që zyrtarë ta kenë më të lehtë për raportimin e tyre. Të gjithë e kanë parë sesi KM Rama furnizonte ambasadorin e BE Soreca me pasqyrë shtypi në anglisht, duke seleksionuar pjesët që i interesonte atij.
Doni një shembull tjetër?
Reforma në drejtësi!
Departamenti amerikan i Shtetit kërkoi një sondazh të pavarur për të parë perceptimet mbi mbështetësit dhe kundështarët e Reformës, dhe ambasada e SHBA kontraktoi një qendër kërkimesh kinse të pavarur në Tiranë, por që është një Spin off i krijuar dhe financuar nga Fondacioni Soros dhe pas një sondazhi me 3 mijë vetë prodhoi një dokument me 57 faqesh ku dilte se PD ishte kundër reformës në drejtësi, madje më kundër se gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.
Me këtë dokument të prodhuar nga një qendër kërkimesh dhe sondazhesh pranë fondacionit Soros është prodhuar helmi për DASH, se opozita e sotme është kundër reformës.
Këto janë disa indice për të thënë sesa shumë fondacioni Soros e ka luftuar PD për llogari të Edi Ramës kryeministër, Erion Veliajt kryebashkiak, apo ministrave që ka sjell Batoni nga Soros Kosova. /Faktor.al