EMRI/ Po tentonte të kthehej në Shqipëri, antimafia e arreston pa u ngjitur në traget

Hënë, 05 August 2019 22:12

Antimafia italiane ka arrestuar ditën e sotme një nga 3 shqiptarët e shpallur në kërkim, pas operacionit “Tuneli’ që çoi në shkatërrimin e një grupi trafikantësh shqiptarë që transportonin drogëra të forta nga Shqipëria në Siçili

Personi i ndaluar nga Antimafia italiane është Klaidi Kaca, i moshës 30 vjeç.

Kaca u kap në portin e Brindizit ndërsa po tentonte nisej me traget drejt Shqipërisë.

Prokuroria e Messinës ka ngritur mbi shqiptarin  akuzat e trafikut të drogës, pjesëmarje në aktivitet kriminal si armëmbajtje pa leje.

Operacioni "Tuneli" nisi hetimet në muajin maj të viti 2017.

Nga përgjimet në terren dhe ato telefonike që bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, lënda narkotike pas mbërritjes në Itali vendosej  në Messina dhe tregtohej në të gjitha zonat turistike të provincës siçiliane.

Në shtator të 2017-s  antimafia italiane sekuestroi rreth 42 kg marijuanë e fshehur në galerinë hekurudhore “Spadalara”.

Në dhjetor të 2017-s  u sekuestruan edhe  sasi të tjera marijuane me peshë 32 kg që po trasportoheshin në bordin e automjeteve të bandës së drogës. 

Antimafia italiane informon se janë akoma në kërkim dy shqiptarët e tjerë, anëtarë të këtij grupimi trafikantësh.

Modifikuar më Hënë, 05 August 2019 22:25

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...