Policia ka vënë në pranga një të ri nga Durrësi, i cili tentoi të fuste një sasi droge në ambientet e brendshme të burgut në Rrogozhinë.Në takimin e radhës që kishte me të vëllanë, ai mbante të fshehur në mes të ndresave një sasi droge të llojit kanabis dhe heroinë.
Njoftimi i policisë:
Tenton të fusë lëndë narkotike në IEVP, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari. Sekuestrohen 26 gramë canabis sativa dhe 31 doza heroinë.
Shërbimet e policisë së burgut të IEVP Rogozhinë, gjatë kontrollit të sendeve që një shtetas kishte sjellë për të vëllanë, i cili vuante dënimin pranë ambjenteve të IEVP Rogozhinë, kanë konstatuar që në rrobat e tij , mbante të fshehur lëndë narkotike.
Është njoftuar menjëherë grupi hetimor dhe specialistët për Narkotikët të cilët në përfundim të hetimeve kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit :
1.B.,29 vjeç banues në Durrës. Materialet do ti kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kavajë për veprën penale “Prodhimi dhe shitje të narkotikeve”