Si futen prostitutat në burgjet shqiptare për të dënuarit “VIP”

Diel, 25 August 2019 16:42

Është zbuluar një skemë prostitucioni, e përhapur ndër vite nga bosët e krimit në burgjet shqiptare. Duke shfrytëzuar një të drejtë që ia njeh ligji atë të një takimi special 5 orësh njëherë në muaj me bashkëshortet, partneret ose bashkëjetueset, të burgosurit “VIP” kanë mundur të përfitojnë shërbimet e prostitutave në burgjet shqiptare.

Një burim nga departamenti juridik në drejtorinë e përgjithshme të burgjeve shpjegoi se si funksionon kjo skemë.

Prostitutat futeshin në burgje duke u shtirur si partnere apo bashkëjetuese. Për të treguar se ato ishin partnere të personave në qeli, mjaftonte të paraqisnin një vërtetim  të noterizuar që kushtonte  30 mijë lekë, përmes të cilit ato deklaronin se ishin partnere ose bashkëjetuese.

Por në fakt sipas ligjit për të dëshmuar se je bashkëjetuese  e dikujt duhen të paraqiten një mori me prova.

Neni 163  i Kodit të familjes thotë se “personat bashkëjetues mund të lidhin marrëveshje para noterit, ku përcaktojnë pasojat që rrjedhin nga bashkëjetesa”. Provat mund të jenë foto, video të festimeve familjare, llogari bankare të përbashkëta, dokumente bashkëpronësie etj.

Pikërisht këto prova për të vërtetuar statusin e bashkëjetueses,  nuk janë kërkuar asnjëherë në burgjet Shqiptare, duke i hapur dritën jeshile futjes së prostitutave, nëpër burgjet shqiptare.

Ndërkohë, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili ka shpërndarë një urdhër, ku u kërkohet të gjithë zyrave juridike në burgje të mos mjaftohen thjesht me një vërtetim të noterizuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...