Një bankë e nivelit të dytë ka rënë pre e një grabitje gjatë natës. Persona ende të pa identifikuar kanë arritur të hyjnë brenda bankës duke shpërthyer murin me eksploziv.
Burimet nga policia bëjnë me dije se në këtë bankë grabitësit kanë marrë një shumë prej 1 milion lekësh.
Banka e nivelit të dytë që është grabitur ndodhet në lagjen Nr.5 të Kavajës, afër tregut bujqësor. Grabitja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit dhe lënda plasëse është vënë nga muri i pasëm i bankës.
Ndërkohë policia së bashku me grupin hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.