Detaje të reja/ Policia greke: Ja si u mor peng shqiptari

Hënë, 26 August 2019 11:09

Policia greke ka zbardhur detaje të reja lidhur me arrestimin e shtetasve shqiptarë në vendin fqinj, pasi kishin marrë peng një bashkëkombas.

Policia shqiptare sqaroi se njëri prej pengmarrësve është kapur në Shqipëri, ndërsa katër të tjerë në Greqi. Lidhur me këta të fundit, policia greke sqaron se arrestimi i tyre është bërë më 23 gusht në darkë, pasi një ditë më parë ata kishin marrë peng 31-vjeçarin J. T., me banim në Tiranë.

Fqinjët theksojnë se 49-vjeçari Xh. N. kishte marrë te stacioni i autobusëve në Lutraki, Korinthia, shqiptarin 31-vjeçar, duke e mbajtur më pas peng në një banesë në Nemea të Korinthias dhe nën ushtrimin e dhunës i ka kërkuar shumën prej 10 mijë euro.

Ndërkohë, pas njoftimit nga Interpol, është organizuar menjëherë operacioni, duke u liruar pengu dhe arrestuar autorët.

Login to post comments