Vijon fluksi në pikat kufitare, me emigrantët që mbarojnë pushimet e tyre në vendlindje dhe kthehen në vendet e tyre të punës, por nuk mungojnë edhe hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në vendin tonë, favorizuar edhe nga moti i mirë që po shoqëron këtë fund gushti.
Kjo e hënë ka regjistruar fluks hyrje dhe daljesh në Pikën Kufitare të Kapshticës, ku 4133 shtetas të huaj e shqiptarë kanë hyrë në Shqipëri dhe 6388 kanë dalë.
Në Pikën Kufitare të Qafë-Thanës kanë hyrë 5811 shtetas të huaj e shqiptarë dhe kanë dalë 3468.
Aktualisht në Pikën Kufitare të Kapshticës operohet me 3 sportele në dalje dhe 2 në hyrje.