“Përsëritësit” kapin tre hajdutë në Tiranë, shihni pamjet si u vodh një grua

Saturday, 31 August 2019 10:10

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Përsëritësit”, ka vënë në pranga tre persona të akuzuar për vjedhje, njëri prej tyre i dyshuar për vjedhje në çantën e një gruaje, skenë të cilën mund ta shihni në videon më poshtë.

Efektivët e komisariatit nr.2, kanë vënë në pranga tre persona të dyshuar për ngjarje të ndryshme.

Kështu u bë arrestimi i P. K., 37 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë me 18 muaj burg për vepren penale “Vjedhja”; E. R., 34 vjeç, lindur dhe banues në Sauk, Tiranë, i dënuar më parë për falsifikim dokumentesh dhe R. M., 25 vjeç, lindur dhe banues në Sauk, Tiranë.

37-vjeçari P.K., akuzohet në rrugën “Myslym Shyri”, i ka vjedhur një gruaje, nga çanta e krahut, celularin iPhone XS Max. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua celulari i vjedhur nga 37-vjeçari.

Po ky person dyshohet edhe për vjedhje të tjera, të kryera në këtë formë dhe vijon puna për dokumentimin e tyre.

Ndërsa të dyshuarit E.R., dhe R.M., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përdorur çelësin e banesës së shtetases L.A., kanë vjedhur në kohë të ndryshme, gjatë muajit korrik dhe gusht të këtij viti lekë, euro, bizhuteri, celularë, një kartë bankomati në emër të shtetases L. A., me anë të së cilës kanë kryer tërheqje lekësh në bankomat nga llogaria e kësaj shtetaseje.

Të dyshuarit E.R., dhe R.M., dyshohet se kanë kryer vjedhje të një marketi, një varëse floriri, të cilën ja kanë marrë nga qafa një gruaje dhe vjedhje banesash, për të cilat vijon puna për dokumentimin e tyre.

Ndaj të ndaluarve materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Vjedhja”, në ngarkim të shtetasit P.K., dhe për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim për shtetasit E.R dhe R.M. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...