Bllokohen 27 ton mish pule nga Brazil, gjobiten dhe mbyllen 3 biznese të mëdha

Saturday, 31 August 2019 10:38

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 27 ton mish pule që vinte nga Brazili. Bllokimi ka ndodhur në Pikën e Inspektimit Kufitar Durrës . Kjo ngarkesë e importuar nga subjekti “ZICO sha”, e cila rezultoi se nuk plotësonte kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore pasi kishte të pavlefshme, çertifikatën veterinare. Për rrjedhojë, u arrit në përfundimin se ngarkesa me produkte importi është e pasigurt për konsum njerëzor dhe u vendos kthimi i saj në vendin e origjinës.

 Po ashtu,. AKU ka bllokuar biznesin“TONA-ALB” me aktivitet “Prodhim, përpunim, ambalazhim, etiketim të salcave të ndryshme dhe produkteve me origjinë të përzier”, Korçë, u konstatua se subjekti pasi kishte aplikuar për t’u pajisur me licencën përkatëse dhe kishte vijuar aktivitetin pa marrë miratimin, si dhe pjesërisht pa sistem gjurmueshmërie.

 U evidentuan një sërë produktesh lëndë të para, erëza 66 kg, të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit, si dhe produkte me etiketa të panotifikuara nga ana e AKU-së (salcë 163 kg, mustardë 400 kg, kokteil 13 kg etj.), si dhe të dhënat në etiketë nuk përkonin me përshkrimin e produktit në kartën teknologjike. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme

“Gjobë” me vlerën 1,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),

“Gjobë” me vlerën 500,000 lekë (tregtim produktesh me afat të kaluar përdorimi),

“Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (veprime në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit),

“Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (mungesë e sistemit të gjurmeshmërisë),

“Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (etiketim në kundërshtim me ligjin),

“Bllokim i produktit” për 66 kg produkte të konstatuara të pasigurta për konsum me qëllim asgjesimin e tyre dhe 576 kg produkte të paetiketuara deri në etiketimin e tyre konform ligjit.

Po ashtu, rezultoi se subjekti “Shaqir Hoxha” me aktivitete “Supermarket”, Çermë, Fier, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse Ndaj tij u vu gjobë me vlerën 1,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),

“Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),

“Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetëkontrollit),

Në fund u bë dhe “Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit”, deri në plotësimin e kërkesave ligjore.

AKU bllokoi edhe subjektin “Liljanë Shuajup Prevja” me aktivitete “Njësi prodhim, tregtim buke dhe Mëngjezore” Bërdicë, Shkodër, i inspektuar në kushtet e flagrancës, ushtronte aktivitetin i parregjistruar në QKB (shkelje për të cilën u bë njoftimi i strukturave të Tatim Taksave Shkodër), pa sistem gjurmueshmërie, si dhe me kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (pajisjet e punës të papastra dhe me prani ndryshku, muret të dëmtuara, tualeti me dalje të drejtpërdrejt në ambjentet e punës dhe pa analiza të ujit të pijshëm). Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

“Gjobë” me vlerën 300,000 lekë (mungesë të kushteve higjeno-sanitare),

“Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),

“Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit”, deri në plotësimin e kërkesave ligjore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...