Nesër është e Premte 13 – Pas 19 vjetësh do të ndodh sërish “Hëna e Vjeljes”

E Enjte, 12 September 2019 19:12

Hëna e plotë e ashtuquajtur e Vjeljes do të shfaqet të Premten datë 13 për herë të parë në nëntëmbëdhjetë vjet, dhe do të duket më e vogël se zakonisht. Hëna e Vjeljes, ose Hëna e plotë më e afërt me ekuinoksin vjeshtor në Shtator, do të ndriçojë qiellin e natës së nesërme për herë të parë që nga 13 tetori i vitit 2000.

Sipas Fermerëve të Almanac, mundësia për të patur një hënë të plotë njëkohësisht në datën 13 të një muaji dhe të Premten, ndodh mesatarisht një herë në 20 vjet. Ndërsa fenomeni ndodh vetëm një herë në dy dekada, kjo nuk është e vetmja arsye që ‘Harvest Moon’ këtë vit është e rrallë. Këtë vit hëna pothuajse përkon me apogjenin: pika në orbitën e planetit kur është më larg nga Toka në 252.100 milje larg.

Distanca do ta bëjë Hënën 14% më të vogël dhe kjo është arsyeja pse disa i referohen asaj si ‘Mikro Hënë’.

Në Shkurt të vitit 2018, ndodhi e kundërta, kur një super Hënë mbërtheu qiellin. Kjo ndodhi pikërisht kur Hëna ishte 30,000 milje më afër Tokës në krahasim me orbitën e rregullt.

Hëna e Vjeljes e mori emrin e saj sepse fermerët janë në gjendje të punojnë deri natën vonë për shkak të dritës që rrezatohet.

Modifikuar më E Enjte, 12 September 2019 19:29

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...