Vijojnë raportimet e dëmeve nga tërmeti i fortë që lëkundi dje Shqipërinë. Mes qyteteve më të dëmtuara duket se është Durrësi, qyteti më pranë epiqendrës së lëkundjeve sizmike.
Siç shihet në fotot e mëposhtme, një pallat në qytetin bregdetar ka pësuar dëmtime të shumta, duke krijuar një vijë ndarëse në mes.
Për këtë arsye, qytetarët kanë lënë banesat e tyre dhe kërkojnë ndihmën e qeverisë pasi prej mbrëmjes së djeshme janë në qiell të hapur.
 
 
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





