Rama donte ta dëbonte gazetaren kritike të qeverisë, gjykata i jep të drejtë britanikes

E mërkurë, 09 October 2019 21:35

Gjykata Administrative e shkallës së parë shfuqizoi sot vendimin e Drejtorisë së Emigracionit, për refuzimin e lejes së qëndrimit të gazetares Alice Taylor. Ky fakt u bë i ditur nga vetë Taylor e cila shkruan në rrjetin social Twitter:

“Pas 8 muajsh, fitova gjyqin ndaj policisë për të qëndruar në Shqipëri. Falenderoj të gjithë ata që më mbështetën, të dua shumë Shqipëri, Tirana”

Taylor paditi në gjykatë Drejtorinë e Emigracionit, pasi kjo e fundit nuk i ka rinovuar lejen e qëndrimit në Shqipëri.

Që prej shkurtit 2019 gazetarja britanike po qëndron në mënyrë të paligjshme në Shqipëri.

Në shkurt ajo bëri një kërkesë për rinovimin e lejes së qëndrimit në Drejtorinë e Migracionit dhe në mars mori përgjigjen se kërkesa e saj është aprovuar. Ajo aplikoi disa ditë me vonesë pasi ishte e shtruar në spital për shkak të ndërlikimeve me shtatzaninë, një fakt që ishte pranuar nga Drejtori i Migracionit dhe deri në ato momente nuk ishte bërë pengesë për rinovimin e lejes.

Disa ditë më vonë, një prej mediave më pranë qeverisë nisi një fushatë lincimi kundër gazetares Taylor, ku e akuzonte atë si “spiune rus”, ndërsa partnerin e saj si “kriminel në kërkim” dhe “militant të dhunshëm”. Sulmi erdhi pas një sërë shkrimesh nga Taylor për protestat kundër qeverisë, përgjimeve që tregonin përfshirjen e qeverisë në manipulimin e zgjedhjeve dhe lidhjet e saj me krimin e organizuar.

Pas kësaj, ajo mori një telefonatë për ta njoftuar atë se miratimi i lejes së saj ishte revokuar “me urdhër nga lart”.

Gazetarja mori gjobë dhe iu kërkua që të largohej nga Shqipëria dhe të niste aplikimin nga e para pavarësisht se ishte gjashtë muaj shtatzënë. Për rreth dy javë autoritetet refuzuan t’i jepnin asaj një shpjegim zyrtar për refuzimin e lejes së qëndrimit duke publikuar në media informacione konfidenciale të saj dhe duke deklaruar se ajo ishte në shkelje të ligjit.

Avokati i Popullit hetoi rastin dhe dha rekomandimin që gjobat dhe kufizimet e vendosura për Taylor nuk ishin në përputhje me ligjin dhe se ato duhet të hiqen dhe leja e saj të lëshohej brenda 30 ditëve. Por policia zgjodhi të injorojë këtë rekomandim, ndaj Taylor filloi procedurat në Gjykatën Administrative.

Në një artikull të mëparshëm ne kemi argumentuar se refuzimi i lejes së Taylor ishte antikushtetues dhe antiligjor./Exit.al

Modifikuar më E mërkurë, 09 October 2019 21:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...