Skandal/ Vendi i krimit në Kavajë braktiset nga policia

E Enjte, 10 October 2019 12:20

Banesa e shtetases M.Q., në lagjen numër 2 në Kavajë, është braktisur nga policia, disa orë pasi ka ndodhur ngjarja. Sipas procedurave, banesa që cilësohet si vendi i ngjarjes ku ndodhen provat e krimit, duhet të ishte e rrethuer me shirit “skenë krimi” dhe të ishte në ruajte nga policia, kjo gjë nuk ka ndodhur.

Në një lidhje drejtëpërdjretë, gazetarja e Neës 24, u shafq brenda banesën, ku ishin të dukshme shenjat e gjakut dhe plumbave dhe raportoi se banesa nuk ruhej nga askush. “Për ccudinë time, nuk ka asnjë shirit dhe asnjë polic në ruajtje të saj”, u shpreh ajo.

Krimi ndodhi rreth orës 1 pas mesnatës të kësaj të enjteje.

“Pas një konflikti në banesën e shtetases M.Q., mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Dritan Haxholli, 41 vjeç dhe i plagosur shtetasi Bledar Toçi, 31 vjeç, banues në lagjen nr. 2, në Kavajë, me detyrë Shef i Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit.  Ai është konfliktuar me shtetasin Dritan Haxholli. Ky i fundit për motive xhelozie ka qëlluar me armë duke e plagosur shtetasin Roçin. Në kushtet e vetëmbrojtjes, shtetasi Bledar Toçi ka qëlluar për vdekje me armë zjarri tip pistolete Haxhollin. Ky i fundit ka qenë i dënuar më parë për krime kundër personit dhe për lëndë narkotike”, njoftoi policia.

Sipas dëshmisë së M.Q., ajo kishte lidhje sentimentale me viktimën.  Kjo e fundit i kishte dhënë fund lidhjes, por vendimi i saj nuk pranohej nga Haxholli. Ndaj ajo kishte kërkuar ndihmën e Toçit, pasi ishte njoftuar nga Haxholli se do ti shkonte në banesë. M.Q. ishte e martuar dhe nënë e 3 fëmijëve. Bashkëshorti i saj ndodhej në burg në Gjermani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...