Liderët e partive në Maqedoninë e Veriut zhvilluan sot një takim me presidentin e vendit, ku është caktuar data për zgjedhjet e parakohshme parlamnetare, pas dorëheqjes së Kryeministrit, Zoran Zaev.
Ka qenë Zaev, i cili pas takimit dha një dekleratë për mediat, ku tregoi se data ëpr zgjedhjet e tjera do të jetë 12 prrilli i viti 2020. “Propozimi jonë ishte që 22 ose 29 dhjetor të shkojmë në zgjedhje sepse në atë mënyrë në atë periudhë mund ta realizojmë procesin zgjedhor dhe më pas të presim edhe ratifikimin e protokollit nga na e Spanjë dhe ne të kemi parlament funksional. Kishte reagime nga opozita se nuk mund të ketë 100 qeveri teknike, andaj pastaj u shqyrtua, marsi, prilli, e kështu me radhë dhe me konsensus u vendos që 12 prilli të jetë data kur do të mbahen zgjedhjet”, deklaroi Zoran Zaev.
Zaev dha dorëheqjen nga posti i Kryeministrit pas dështimit për të marrë një datë për hapjen e negociatave. Zaev largimin e tij në rast të një “Jo-je” nga BE e kishte paralajmëruar më herët.