Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e sotme në Shkodër, ku një 55-vjeçar u qëllua për vdekje me armë zjarri.
Viktima Lazër (Arra) Pjetrushi, u qëllua për vdekje teksa po transportonte me kuaj disa produkte ushqimore nga arat e fshatit drejt rrugës kryesore të makinave.
Kanë qenë të afërmit e tij ato që kanë parë 55-vjeçarin të shtrirë në rrugë dhe pa shenja jete në rrugë dhe më pas kanë lajmëruar menjëherë policinë e Shkodrës.