Terrorizoi fshatin duke qëlluar me automatik në ajër, arrestohet 47-vjeçari. Shtetasi A.S, banor i Dervenit, u arrestua nga policia pasi qëllonte me automatik, që e kishte pa leje.
Policia i sekuestroi edhe kallashnikovin me disa fishekë luftarakë.
Dosja e A.S. i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.