Grabiti dhe dhunoi një familje, arrestohet 26-vjeçari nga Mallakastra

Tuesday, 22 October 2019 10:50

Një 26-vjeçar është arrestuar nga ana e policisë së Fierit, pasi ishte shpallur në kërkim për akuzën e “Vjedhjes me dhunë, kryer në bashkëpunim”.

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër kapën dhe ndaluan shtetasin:

M. H., 26 vjeç, banues në Panahor, Mallakastër.

 

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 10.07.2019 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhje me dhunë, kryer në bashkëpunim”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datën 22 mars 2019, 26-vjeçari M.H., në bashkëpunim me shtetasit K. S. dhe A.M. (të cilët janë arrestuar nga Policia një ditë pas ngjarjes), pasi ka hyrë i maskuar në një banesë në fshatin Greshicë, nën kërcënimin e armëve të ftohta, ka dhunuar familjarët dhe u ka marrë një sasi lekësh.

Pas punës së mirëorganizuar nga policia e Mallakastrës, u arrestuan 2 nga autorët më datë 23 mars 2019 dhe u kap mbrëmjen e djeshme bashkëpunëtori i tretë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...