Eurodeputetja italiane: Ankaraja mund të hyjë në BE nga dritarja, përmes Shqipërisë

Premte, 25 October 2019 11:59

Influenca e madhe që Turqia ka sot në Shqipëri, numri i madh i shtetasve shqiptarë me shtetësi turke, kriminaliteti me vizion oligarkik në Ballkan e boshllëqet në shtetin e së drejtës, përbëjnë për eudeputeten italiane Cinzia Bonfrisco, elemente preokupuese për Bashkimin Europian e sinjale rreziku mbi ndryshimet gjeopolitike në këtë territor.

Pak orë pasi deputetët e Parlamentit Europian miratuan rezolutën e cila konsideroi një gabim vendimin e Komisionit Europian për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, europarlamentarja e Partisë Lidhja, Cinzia Bonfrisco, në një intervistë për mediat italiane kërkon të tregohet shumë kujdes në procesin e hapjes së negociatave për pranimin e Shqipërisë në BE.

"Procesi i zgjerimit të BE, që zgjat disa vite, nuk mund të aktualizohet në konsideratë me zhvillimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut sot, thotë ajo. Siç kam thënë dhe më parë, Shqipëria sot nuk është ajo e 30 viteve më parë e duhet vëzhguar me vëmendje për ndryshimet gjeopolitike që kanë ndodhur. Shqipëria ka mbi 50% të popullsisë të besimit mysliman e shumica e tyre kanë dy nënshtetësi shqiptare e turke. E Turqia është një vend me një influencë të madhe në vendin e shqiponjave. Prandaj, shprehet ajo, ne që sot stigmatizojmë Turqinë duke i mbyllur portën e BE, nga ana tjetër nuk duhet të fshehim faktin se Ankaraja mund të hyj në BE nga dritarja , përmes Shqipërisë."

Për eurodeputeten italiane të Lidhjes, disa vende të Ballkanit përbëjnë një rrezik të fortë për kohezionin europian, për stilin e një jetë europiane e që sot synohet të jetë një status kulture për qytetarët europianë.

"Në Kosovë, thotë Cinzia Bonfrisco, 95% e popullsisë janë myslimanë, në Maqedoninë e Veriut 28%. Këtij fakti i duhet shtuar preokupimi i madh ndaj dy elementeve; statusi aktual i shtetit të së drejtës, i cili është mjaft prapa, e depërtimi i kriminalitetit, trafiku i drogës, i armëve, i qenieve njerëzore me një prirje drejt një vizioni oligarkik. E nuk duhet harruar, shton ajo as influenca kineze në kreshtën ballkanike."

"Procesin e zgjerimin e kemi konsideruar një element pasurimi për BE, shton ajo , e nuk mund të flasim për anëtarësime të këtyre vendeve, derisa nuk kemi garancitë e nevojshme për të mos i konsideruar këto vende një rrezik për ekuilibrin e BE."

Për eurodeputeten sot ka një Europë që ecën para pa u kujdesuar për realitetet që e rrethojnë e besnike e parimit ideologjik të saj.

"Zgjerimi i BE me çdo kusht ka një çmim të lartë sot e nesër, thotë ajo e cila i atribuon mjaft dështimeve europiane pikërisht çështjes së zgjerimit me çdo kusht.

Për Cinzia Bonfrisco, zgjerimi i BE merr kuptim kur ai forcon statusin dhe ekonominë e qytetarëve europianë. E zgjerimi në parim duhet të matet me realitetin."

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...