Aferat çnjerëzore të Rilindjes/ Vasili denoncon skandalin e koncesionit të sterilizimit

Premte, 25 October 2019 14:49

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka denoncuar koncesionin e fundit të qeverisë Rama, i cili ka të bëjë me të famshmin koncesionin e sterilizimit. Edhe pse një ndër koncesionet më të mëdha të qeverisë të aplikuara në fushën e shëndetësisë, në të vërtetë është afera korruptive më e madhe e firmosur gjatë viteve të fundit.

Deklarata e Petrit Vasilit

Të nderuar qytetarë dhe qytetare, jemi së bashku për të denoncuar një aferë nga  besoj më çnjerëzore të Rilindjes e cila ka të bëjë pikërisht me shëndetin e njerëzve. Ju keni dëgjuar shumë të flitet për koncesionin e sterilizimit, si një nga koncesionet e mëdha që janë ndërmarrë në shëndetësinë shqiptare, koncesione këto grabitqare dhe hajdutërore. Po çka ndodhur me këtë koncesion I cili kushton miliona euro ndërkohë që mund të kushtonte shumë po shumë herë më pak. Pikërisht për të vjedhur, për të grabitur këto miliona euro, synonin që të jepnin pajisje të sterilizuar dhe ju keni dëgjuar një thes me budallallëqe të Kryeministrit Shqiptar I cili fliste për sharra druri dhe për lloj lloj budallallëqe të tjera. Sigurisht ky injorant, ky gënjeshtar profesionist duhet ballafaquar me fakte kjo është zgjidhja më e mirë për çdo Shqiptar. Praktikisht Ministria e Shëndetësisë, lëshon urdhër që të ndërpriten ndërhyrjet kirurgjikale sepse nuk ka para të tjera më ti paguajë koncesionit dhe thotë, që operacionet e bëra me plan, pra njerëzit duhet të sëmuren me plan në qoftë se ky numër tejkalohet I operacioneve ato do të ndalen dhe do të shtyhen. Pra do të thotë një I sëmurë I përgatitur për tu operuar, nuk do të operohet dot dhe do të shtyhet operimi I tij, ndërkohë që shëndeti nuk pret, sepse paratë e këtyre banditëve në qeveri nuk dalin. Ndërkohë që sterilizimi kushton sot në Shqipëri në mënyrë të padrejtë, për shkak të këtyre grabitqarëve, mbi 25 herë më shumë se sa po të administrohej në mënyrë korrekte, të rregullt dhe me nikoqirllëk.

Çfarë thotë rilindja? Në muaj do të sëmuren dhe do të operohen kaq të sëmurë. Po ka njeri në botë, ka shkencë në botë që mund të parashikojë se sa është numri i të sëmurëve? E ç’ thotë më tej rilindja? Në rast se sëmuren më shumë nga ky plani, prapë sëmundjet janë me plan. Po u tejkalua plani, i sëmuri duhet të rrijë i pakuruar ose duhet të shkojë në spitalet private që janë për shumicën e shqiptarëve të pamundura për shkak të kostove të tyre. Pra të dergjen, të sëmuren, të presin komplikacionet e sëmundjes, edhe rrezikun e vdekjes eventuale për arsye se kaq ka qenë hesapi që ka bërë rilindja. E kemi kundërshtuar me forcë këtë grabitje korruptive, të pashembullte e të paturpët që s’ka ndodhur kurrë në shtetësinë shqiptare.

Qindra mjekë dhe personel mjekësorë e vuajnë në mënyrë të përditshme këtë përplasje të padrejtë që ata kanë me pacientë që ata nuk i kurojnë dot, sepse nuk kanë mjete, nuk kanë instrumente. Ndërkohë që në mënyrë krejtësisht të panevojshme, u vihen në dispozicion për ndërhyrje të thjeshta deri në 30 instrumente kur do të mjaftonin 3-4 prej tyre, sepse aq kërkon, vetëm e vetëm që paratë të shpenzohen sa më tepër. Mesatarja për çdo ndërhyrje për këtë çështje të jetë gati 200 euro, kur mund të kushtonte jo më shumë se 5-6 euro.

Të nderuar qytetarë, duhet të jeni shumë të vëmendshëm, shumë të përgjegjshme sa herë që flitet për këtë qeverisje grabitqarësh, e cila siç e shikoni nuk e kursen as shëndetin e njerëzve. Këtë të mirën më të dhimbshme nga të tërë, pra hesapit të rilindjes po i dolët nga plan i saj, o duhet të rrini të dergjeni të sëmurë pa ndihmë mjekësore ose do të shkoni në spital privat. Kjo është shëndetësia falas, thesi i mashtrimeve pa fund që u hodh mbi publikun shqiptar për ta hutuar dhe për ti rrëmbyer me mashtrim votën. Dhe sot shqiptarët për shkak të besimit të gabuar ndaj tyre, të zgjedhjes së gabuar të tyre e paguajnë më shëndetin e tyre. Më rëndë se sa kaq, ky është një urdhër i lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, i cili thotë se nëse plani kalohet, ribëjeni prapë dhe shtyni operacionet, shtyjini, mund të shtyhen operacionet? Presin sëmundjet derisa ti dali plani grabitqarëve të rilindjes. Këto janë të vërtetat, prandaj neveritini, përbuzini spektaklet dhe shoë-n e kryeministrit për gjoja bashkëqeverisjen me qytetarët.

Këto janë faktet, këto duan qytetarët, duan shëndetin, duan ndihmën shëndetësore, pra ato sigurime shëndetësore që paguaj, pasi i paguajmë sepse shëndetësia nuk është falas, por jo që vetëm paguajnë sigurime shëndetësore, por duhet të shkojnë ta bëjnë ose tek privati ose të vdesin sepse grabitqarëve kështu i leverdis që xhepi i tyre të jetë plot. Ne do të vazhdojmë të denoncojmë në mënyrë konkrete të gjithë këto fatkeqësi që i bien secilit shqiptarë në mënyrë individuale për ta bërë të vëmendshëm, për ta bërë të qëndrueshëm që kurrë më të mos gabojë asnjë shqiptar dhe ti besojë mashtrueseve të këtij niveli. Ju faleminderit të gjithëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...