Pence kritikon marrëdhëniet e kompanive amerikane me Kinën

Premte, 25 October 2019 19:09

Nënpresidenti amerikan Mike Pence kritikoi kompanitë amerikane se po shesin vlerat amerikane për të mbrojtur pozitat e tyre në tregjet fitimprurëse të Kinës. Në një fjalim mbi tregtinë të enjten, Nënpresidenti veçoi kompaninë Nike dhe Shoqatën Kombëtare të Basketbollit (NBA) për injorimin e abuzimeve të Partisë Komuniste të Kinës.

Nike është një nga emrat më të njohur të veshjeve sportive në botë. Kompania nuk është pronare e asnjërës nga fabrikat ku prodhohen produktet e saj, dhe prodhon një të katërtën e veshjeve dhe këpucëve të saj në Kinë. Shitjet e kompanisë Nike u rritën me 7 për qind në tremujorin e tretë të këtij viti, falë kryesisht fitimeve në Kinë, ku shitjet e saj u rritën, pavarësisht tensioneve tregtare të këtij vendi me Shtetet e Bashkuara.

"Gjatë 17 viteve të fundit, Prodhimi i Brendshëm Bruto i Kinës është rritur më shumë se nëntëfish. Ajo është bërë ekonomia e dytë më e madhe në botë. Pjesa më e madhe e këtij suksesi erdhi nga investimet amerikane në Kinë."

Por, nënpresidenti Pence theksoi se rritja ekonomike e Kinës nuk e ka kthyer shtetin autoritar në një shoqëri të lirë dhe të hapur që respekton pronën private, sundimin e ligjit dhe rregullat ndërkombëtare të tregtisë.

Ai tha se disa kompani amerikane po i nënshtrohen qeverisë së saj shtypëse.

"Dyqanet e kompanisë Nike në Kinë hoqën hoqën nga raftet mallrat e tyre të ekipit Houston Rockets për t'u bashkuar me qeverinë kineze në protestë kundër mesazhit me shtatë fjalë në Twitter të menaxherit të përgjithshëm ekipit Rockets, i në të cilin thuhen:"Lufto për liri. Qëndroni me Hong Kongun".

Ai e fshiu shpejt mesazhin e tij në Twitter, por televizioni kinez anuloi transmetimin e ndeshjeve mes ekipeve të NBA, duke i shkaktuar humbje financiare ligës profesionale amerikane të basketbollit.

"Disa prej lojtarëve dhe pronarëve më të mëdhenj të NBA, të cilët në mënyrë rutinore ushtrojnë lirinë e tyre për të kritikuar këtë vend, humbasin zërin kur bëhet fjalë për lirinë dhe të drejtat e popullit të Kinës. Duke marrë anën e Partisë Komuniste të Kinës dhe duke heshtur fjalën e lirë, NBA po vepron si një degë plotësisht në pronësi të këtij regjimi autoritar".

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar atletët që ai i percepton si mosrespektues ndaj vendit ose zyrës së tij. VOA

Modifikuar më Premte, 25 October 2019 19:11

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...