Avokati i banorëve të Unazës së Re, Artan Manushaqe, e ka konsideruar një pikë më shumë në favor të kauzës së këtyre banorëve për të mbrojtur banesat, refuzimin e Bankës Evropiane të Investimeve për të kredituar sheshimin e zonës.
“Banka Evropiane e Investimeve e refuzoi kredinë e kërkuar nga “Fiku i bashkisë” për të shembur banesat e Unazës së Re nga krahu i lumit Lana! – është shprehur av. Manushaqe. “Arsyet e refuzimit janë paligjshmëritë e një projekti korruptiv të radhës në Unazë të Re. Çdo skenar për shkatërrimin e Familjes së Madhe të Unazës së Re të Shqipërisë, ka për të dështuar e do t'ju kthehet në bumerang, atyre që mendojnë se ky vend nuk ka Kushtetutë e Zot!” përfundon avokat Artan Manushaqe.