Ministri holandez mesazh Shqipërisë për negociatat: Të tregojë rezultate në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar

Hënë, 04 November 2019 21:50

HOLANDË- Ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok, ka folur sërish për procesin e integrimitt ëvendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në qendër është Shqipëria dhe Maqedonia e Veritu, të cilat u refuzuan nga BE në mes të tetorit. Në një intervistë për median serbe, Danas, Blok shprehet se Maqedonia e Fveriut ishte shumë para Shqipërisë, por sërish progresi shihej tek të dy vendet.

Ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok, theksoi të hënën se BE-ja nuk ka dyshime për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, por reformat e ndërmarra nga dy shtetet janë të pamjaftueshme.

“Gjithashtu, unë mirëprita hapat pozitivë të Shqipërisë. Një rezultat i veçantë ishte procesi i verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ka pasur reforma të rëndësishme ligjore dhe janë krijuar institucione të reja gjyqësore. Sidoqoftë, përpara fillimit të negociatave të pranimit, Shqipëria duhet të tregojë rezultate të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këshilli Evropian do të kthehet në temë (negociatat e pranimit) përpara Samitit të Ballkanit Perëndimor në maj të vitit 2020. Si më parë, ne do të mbështesim Maqedoninë veriore dhe Shqipërinë në punën e tyre për të ardhmen në BE. Periudha e ardhshme mund të përdoret për të reformuar më tej sundimin e ligjit. Të dy qeveritë njoftuan se do të vazhdojnë me këto reforma. Ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë ata”, u shpreh Blok për Danas.

Blok beson se rreziku i tundimit të rajonit nga aktorë si Rusia, Kina apo Turqia është i ulët edhe tani që perspektivat integruese të tij janë në pritje. Nga ana tjetër i pyetur për dialogun Kosovë-Serbi, politikani holandez ndan qëndrimin kundër idesë së shkëmbimit të territoreve në baza etnish ndërsa fton palët të gjejnë një zgjidhje të përbashkët me ndërmjetësinë e Brukselit apo edhe të Uashingtonit.

Pak ditë më parë KE vendosi që të mos hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në dy ditë diskutimeve mes liderëve të BE, nuk pati një vendim unanim kër çeljen e dritës jeshile. Ishte Franca, Danimarka dhe Holanda që nuk ishin të bindura për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke shtyrë diskutimet për në maj 2020. Maqedonia e Veriut do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ndërsa qeveria shqiptare ka bërë fajtore BE-në për këtë vendim negativ.

Modifikuar më Hënë, 04 November 2019 21:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...