Ish-drejtuesi i policisë së Tiranës, Erzen Breçani i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora komentoi shprehjen e kryeministrit Edi Rama, i cili disa kohë më parë ka thënë për kriminelët “Të hanë kokat me njeri-tjetrin”.
Breçani tha se ky është një mesazh i hapur për bandat që të luftojnë sepse askush nuk i pengon.
Breçani: Është e papranueshme një thënie e tillë e një kryeministri. Ky është një mesazh i hapur për bandat që të luftojnë se ne nuk po i pengojmë. Por kurrë nuk duhet të besojmë që një kryeministër flet kështu. Shpesh herë them që e ka thënë nga presioni, ose ka pasur një moment të keq. Është një kryeministër që të luftojë bandat, të punojë për sigurinë e vendit dhe që ti sigurojë bizneseve siguri. Nuk zhvillohet ky vend me këta kryeministra