‘Mini Shengeni nuk na duhet'/ Dhoma e Biznesit maqedonas kundër: Populizëm i pastër

Saturday, 09 November 2019 17:57

Dhomat ekonomike në Maqedoni kanë deklaruar shprehimisht se Maqedonisë nuk i duhet projekti i Mini Shengenin” Ballkanik.

Sipas mendimit të tyre, ekonomia e brendshme nuk do të përfitojë nga ideja, pasi shumë çështje të biznesit e transportit në rajon, janë zgjidhur me marrëveshjen CEFTA.

Kryetare e Lidhjes së Odave Ekonomike, Danella Arsovska, ka deklaruar se Maqedonia ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Serbinë dhe Shqipërinë dhe sipas saj, problemet ekonomike që kemi, vështirë se do të zgjidheshin me ‘Mini Shengenin’.

“Nga këndvështrimi i Maqedonisë, ne nuk shohim se mund të fitojmë shumë nga një aleancë e tillë, ose me një ndarje të tillë në mikro-rajon, me vetëm tre shtete. Ne e themi këtë, sepse Serbia me këtë do të kishte dalje në portin e Selanikut dhe përmes Shqipërisë në portin e Durrësit.

Nga këndvështrimi i Shqipërisë, një bashkëpunim i tillë iu mundëson atyre të përparojnë në drejtim të asaj, që ne e kemi zbatuar tashmë”-pohoi Danela Arsovska, kryetare e LOE.

Shumica e ekspertëve, e sheh idenë e Mini Shengenit, si populizëm i pastër, i cili nuk ka asnjë rëndësi të veçantë për vendin.

Mbledhja e dytë e drejtuesve të Ballkanit Perëndimor është planifikuar për nesër në Ohër, ku pritet të dakordohen detajet e projektit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...