Rrjeti kibernetik në Shqipëri/ SHBA jep 7 milionë dollarë

Saturday, 09 November 2019 19:08

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë një fond prej 7 milion dollarë për rrjetin kibernetik në Shqipëri.

Në një postim në Facebook të Ambasadës Amerikane thuhet ndër të tjera se, ky fond do të shërbejë për të rritur kapacitetet e shërbimeve të sigurisë kombëtare dhe zhvillimin e institucioneve të forta sigurie dhe civile.

Qëllimi i këtij projekti, bëhet me dije, se do të jetë për t'i ardhur në ndihmë qeverisë shqiptare në monitorimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike të informacionit qeveritar, si dhe do të financojë një vlerësim fillestar të rrezikshmërisë, do të përditësojë sistemet dhe pajisjet, dhe do të trajnojë përdoruesit e rinj.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara me krenari mbështet një nga prioritet kryesore të sigurisë kombëtare të Shqipërisë, duke financuar Zgjidhjen e Rrjetit Kibernetik. Ky projekt prej 7 milionë dollarësh mbështet përpjekjet për të rritur kapacitetet e shërbimeve të sigurisë kombëtare dhe zhvillimin e institucioneve të forta sigurie dhe civile.

Vitin e kaluar, Shqipëria mori 3,5 milionë dollarë për prodhuar zgjidhje kibernetike në Ministrisë e Mbrojtjes. Ai fond do të shërbejë si bazë për zbatimin e suksesshëm të këtij zgjerimi plotësues të programit kibernetik.

Projekti i këtij viti do të ndihmojë qeverinë e Shqipërisë në monitorimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike të informacionit qeveritar, si dhe do të financojë një vlerësim fillestar të rrezikshmërisë, do të përditësojë sistemet dhe pajisjet, dhe do të trajnojë përdoruesit e rinj”, shkruan Ambasada amerikane në Tiranë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...