Një vend në Indinë veriore që pretendohet nga hindutë dhe myslimanët prej shekujsh do të presë një tempull për Zotin Rama dhe jo një xhami.
Ky është vendimi i marrë nga Gjykata Supreme e Indisë në një vendim që llogaritet i rëndësishëm dhe që mund të sjellë pasoja. Në një vendim unanim, gjyqtarët rrëzuan vendimin e vitit 2010 të Gjykatës së Lartë të shtetit Uttar Pradesh, i cili urdhëroi ndarjen e tokës prej 2.77 hektarë.
Përkundrazi, toka do i dorëzohet një komuniteti që do mbikëqyrë ndërtimin e një tempulli hindu. Myslimanëve do t’u ndahen pesë hektarë tokë në një vend tjetër, ku ata do të jenë në gjendje të ngrenë një xhami, tha gjykata.
Sidoqoftë, në shekullin e 16-të u ndërtua një xhami në kodër. Një studim i fundit arkeologjik gjeti prova të një strukture që ekzistonte në vend përpara kësaj, por shkencëtarët nuk mund të thonin përfundimisht nëse ishte një tempull hindu apo xhami.
Rivaliteti se kush duhet të zotërojë tokën ka vazhduar me shekuj, me përpjekje për të zëvendësuar xhaminë me një tempull të Ramës të regjistruar që në vitet 1880.
Në 1992, tensionet u përshkallëzuan në një pushtim hindu dhe shkatërrimin e xhamisë ‘Babri Masjid’. Ky akt i zemëroi muslimanët dhe çoi në trazira, në të cilat mbi 2,000 njerëz u vranë vetëm në Ayodhya.
Kjo dhunë është në mendjen e të gjithëve pas vendimit të së shtunës. Policia e New Delhi paralajmëroi njerëzit kundër prishjes së rendit publik dhe paralajmëroi se po monitoronte mediat sociale për nxitjen e saj.