Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka emëruar si Plarent Ndrecën si Sekretar të Përgjithshëm në këtë ministri.
Ndreca njihet për bëmat e tij në Ministrinë e Arsimit ku u akuzua nga KLSH për vjedhjen e milionave eurove.
Denoncimi ka ardhur nga qytetari digjital dhe është bërë publik edhe nga ish-kryeministri Berisha.
‘Jo ligji por xhepi eshte kriteri i Narkoshtetit!
Famozi Plarent Ndreca i denoncuar nga KLSH per vjedhje dhe abuzime marramendese, i larguar nga detyra per çeshtje te renda, merret nga Gjeneral Hashashi si sekretari i pergjithshem i Ministrise se Brendshme!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje e vetmja shprese e ketij vendi qe lengon. Rikthimi ne detyre i hajdutit te Ministrise se Arsimit te cilin KLSH e paditi per vjedhjen e miliona eurove dhe qe u largua per çeshtje renda kapur ne kushte flagranece nga ajo Ministri,ne Ministrine e Brendshme ne kundershtim te hapur me legjislacionin e sherbimit civil deshmohet qarte nga kjo kerkese padi e fshehur nga autoritetet shqiptare. Ky i mban keto detyra me bekimin e lindita nikolles, ndrikull vila. Fotot qe po ju dergoj deshmojne. Ndreca ne paligjshmeri mban detyren e Sekretarin te Pergjithshem ne Ministrine e Brendshme dhe paralelisht eshte keshilltar bashkiak prane bashkise Tirane per subjektin PS.’