Karabinierët e Sorrentos kanë arrestuar në flagrancë një shqiptar të ri, që po tentonte të vidhte një biçikletë elektrike, e cila ishte e lidhur me zinxhir në një nga rrugët e qytetit.
Policët italianë arritën të arrestojnë në flagrancë shqiptarin Orjal Meçaj 24 vjeç, kurse kanë prangosur edhe një shtetas nga Maroku, 37-vjeçarin Miloud Tahiri.
Shqiptari dhe marokeni ishin të njohur për policinë për raste të vjedhjeve të rënda, shkruajnë mediat e vendit fqinj.
Karabinierët kanë kapur dy të dyshuarit në momentin që ata po grabisnin biçikletën. Edhe pse dy të dyshuarit tentuan që të ikin me vrap prej policisë, ata janë arrestuar shumë shpejt.
Të dyshuarit pritet që të paraqiten para gjyqit për vjedhje.