Aksidenti tragjik në Bërzhitë, që u mori jetën 2 vajzave adoleshente, nuk ëhstë mbyllur me aq. Rëndë në spital janë dhe tre djemtë që ndodheshin në makinë me to, shoferi 18-vjeçar Françesk Shaba dhe dy djemtë 14-vjeçarë, O.M. dhe L.M. që ndodhen të shtruar në spital me shembje në kokë dhe në trup.
18- vjeçari Françesk Shaba që nuk kishte patentë dhe megjithatë kishte marrë makinën me katër adoleshentët si pasagjerë, mësoshet se në momentin që u përplas me një pemë, ishte ende i vetëdijshëm.
Ai ka dalë nga makina ashtu i plagosur dhe i tronditur nëpër shi, ka ecur dia metra në këmbë dhe pastaj ëhstë shembur në tokë pa ndjenja.
Ndërkohë, në makinën e bërë copë pas tij, kishin mbetur të vdekura dy 17-vjeçaret, Senada Tarja dhe Suada Serani dhe të përgjakur, dy 14-vjeçarët.