Ambasada italiane: Mbështesim Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së, por vendi ka nevojë për reforma të mëtejshme

Tuesday, 17 Prill 2018 18:02

Ambasada Italiane ka përshëndetur Raportin e KE-së për rekomandimin për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së.

Në deklaratën e saj Ambasada Italiane, thekson se Shqipëria ka bërë hapa përpara drejt BE-së, ndërsa shton se Italia ka qenë dhe do të mbështesë deri në fund Shqipërinë në rrugën e saj Evropiane.

“Ambasada italiane në Tiranë shpreh kënaqësinë e saj të thellë për  raportin e botuar sot nga Komisioni Evropian, i cili rekomandon hapjen e negociatave për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

 Kjo është njohja e duhur e reformave të rëndësishme të zbatuara nga vendi dhe aspiratat legjitime të shtetasve shqiptarë për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian. Ajo hap rrugën për miratimin e rekomandimit në Këshillin Europian në qershor, prandaj do të jetë e nevojshme tani dhe në të ardhmen përpjekje të mëtejshme në veprimin reformues të vendit.

Qasja e përforcuar e propozuar nga Komisioni për negociatat mbi kapitujt e sundimit të ligjit do të jetë një mjet i dobishëm për rezultatet e arritura deri tani për t'u konsoliduar më tej në të ardhmen e afërt. Italia, e cila gjithmonë ka mbështetur hapjen e negociatave me Shqipërinë, do të vazhdojë të mbështesë Tiranën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.” shkruhet në faqen e ambasadës Italiane në Tiranë.

Modifikuar më Tuesday, 17 Prill 2018 18:05

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...