Konviktet në të cilat jetojnë studentët nuk plotësojnë as kushtet minimale ndërsa studenteve u duhet që të ndeshen me probleme nga më të ndryshmet. Edhe pse konviktet iu nënshtruan rikonstruksionit duket se gjithçka është fasade. Një gjë te tillë e konfirmojnë edhe vetë studentët për mikrofonin e Ora News.
Qyteti Studenti nuk ofron as kushtet minimale për të rinjtë e universiteteve. Ndërhyrjet e deritanishme kanë qenë sipërfaqësore pasi lagështira është e pranishme në pothuaj të gjitha dhomat e konvikteve dhe ne shume raste suvaja ka rene te toke duke vënë në rrezik jetën e studentëve.
Situatën e rëndë ne godina e pranojnë edhe vetë studentët të cilët ndeshen çdo ditë me kushtet aspak jetësore.
"Katastrofë, nuk ka kushte fare", tha një studente
Por ndërkohë lagështira nuk është problemi i vetëm pasi në prag të sezonit dimëror godinat e studentëve 16 dhe 28 përfshi edhe ato të ndërtuara së fundi nuk kanë sistem ngrohje.
"Nuk ka ngrohje dhe është shumë ftohtë"
Një tjetër problem për të cilin ankohen studentët është furnizimi me ujë me orare të kufizuara.