Të tjera lajme të këqija vijnë nga Durrësi.
Dy anëtarë të familjes Reçi në Durrës u nxorën të pajetë nga rrënojat e ndërtesës.
Viktimat ishin kryefamiljari Eduardi dhe vajza e tij Kristi.
Ndërsa aktualisht po zhvillohen kërkimet për gjetjen e bashkëshortes së tij Dolora, 50-vjeç dhe djalit Klaus, 21-vjeç.
Nuk dihet ende fati i tyre.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





