Një yll

E mërkurë, 27 November 2019 13:17

Nga Taulant Kopliku

Natë e çuditshme sonte. S’po kam gjumë. Qindra mendime po më vijnë në kokë.

Mendime nga më të ndryshmet, siç i ndodh shpesh të gjithë moshatarëve të mi.

Ah, se harrova të prezantohem. Jam Lea, 8 vjeçe, nga qyteti më i bukur në botë që quhet Durrës. Unë shkoj në klasën e tretë dhe jam shumë, shumë kurioze.

Pyes pafund për gjithçka ndodh përreth meje. Shpesh herë mami mërzitet nga pyetjet e mia të njëpasnjëshme, por në fund dorëzohet dhe më jep përgjigje. Babi nuk mërzitej asnjëherë.

Eh, babi im. Ai ishte më i miri i Durrësit. Pse jo, më i miri i botës. Ka tre vite që ai është në qiell. Nga atje më shikon çdo ditë dhe me dërgon puthje.

Edhe unë ia kthej. Çdo ditë kur hyj në shkollë, i dërgoj një puthje me duar. Era ia dërgon puthjet e mia, jam e sigurt.

Me duket se nuk ju thashë, mami im është piktore. Në shtëpi janë gjithandej pikturat e saj. Shpesh herë mami më thotë se jeta është plot ngjyra të bukura e se unë sa më shumë do të rritem, aq më shumë ngjyra do të shtohen.

Ashtu siç i ka ndodhur asaj, që tashmë e ka jetën me të gjitha ngjyrat e botës. Mua mes tyre, kuptohet eee. Në të vërtetë, nuk është krejt kështu.

Ajo qan e mërzitet shpesh. E dëgjoj nganjëherë kur flet me shoqet dhe thotë se jeton vetëm për mua.

Sa shumë mendime paskam sonte. Mami po fle këtu pranë meje. Sa e bukur është. Të gjithë e thonë këtë. Por kjo bukuria që po fle këtu është vetëm e imja.

Duhet ta dini edhe ju këtë. I afrohem dhe e përqafoj. E shtrëngoj dhe e puth te buza.

Se ashtu puthemi ne çdo ditë kur zgjohem, kur më lë te shkolla, kur më merr dhe kur fle. Katër herë janë? Po, katër qenkan.

Disa shoqe qeshin sesi më puth mami te buza. Sa budallaqe janë. Po është mami im ajo moj budallaqe.

Më puth dhe e puth ku duam ne. Tamam budallaqe.

Ufaaa, sa mendime paskam sonte. Gjumi se nga më ka humbur. E di se në mëngjes kur të dëgjoj zilen, do fsheh kokën poshtë batanijes.

Ai gjumi në mëngjes është gjithmonë i bukur.

Thonë se po numërove yjet, të vjen gjumi. Ja ta provoj. Një nga ata yje është babi im. Këtë ma ka thënë mami. Por ne se dimë se cili është.

Kur të bëhemi edhe ne yje, atëherë do ta shoh babin se do ta kem afër. Disa yje që shkëlqejnë me shumë, janë fëmijë që kanë shkuar në qiell. Por unë nuk kam qejf të shkoj fëmijë. Punë e madhe se do të shkëlqej më pak se të tjerët.

Prapë s’po vjen gjumi. Ora në mur ka kaluar 03.00. Ndoshta se besoni, por unë e njoh orën. Ja, 03.30, 03.40, 03,50…. 03.54….

Unë isha Lea. Isha një vajzë 8 vjeçe nga Durrësi, qyteti më i bukur në botë.

Sot jam një yll.

Më i ndrituri nga të gjithë.

Këta dy yjet anash meje, janë mami dhe babi im. Do ju ndriçojmë gjithmonë.

Shënim: Lea 8 vjeçe dhe mami i saj Diena Meçaj humbën jetën dje nga tërmeti.

Më herët kishte ndërruar jetë edhe i ati. Një familje e shuar...

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...