Tragjedia e tërmetit sjellë skena drithëruese. Sot do varrosen 4 anëtarët e një familje nga Mirdita që vdiqën në Durrës.
Babai Eduard Reçi, 54 vjeç, nëna Dolora Reçi, 49 vjeç, vajza Kristi Reçi, 25 vjeçe dhe djali Klaus Reçi, 21 vjeç, do të dërgohen në banesën e fundit pas mesditës.
Familja me origjinë nga Mirdita humbi jetën në rrënojat e banesës së tyre në Durrës. 25 vjeçarja ishte studente në fakultetin e mjeksisë. Ishte e para që forcat e kërkim shpëtimit e nxorën nga rrënojat e tërmetit